Rahim Sterling është përjashtuar nga skuadra e Anglisë për ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi. Këtë vendim përzgjedhësi Garet Sauthgejt e ka marrë pas zënkës së tij me mbrojtësin e Liverpulit, Xho Gomez që kishte filluar prej derbit të Ligës Premier në fundjavë dhe kishte vazhduar të hënën në stërvitje me kombëtaren. Mirëpo, “Daily Mail” bën të ditur se anësori i Mançester Sitit do të kthehet në skuadër dhe pritet të jetë startues në ndeshjen e të dielës në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kosovës. Sauthgejt ka thënë se Sterlingu është pjesë shumë e rëndësishme e planeve të tij, prandaj pezullimi ka ndodhur vetëm për sfidën ndaj Malit të Zi.

“Rahim Sterling është shumë i rëndësishëm për ne, por mendova se ishte gjëja e duhur për të bërë (suspendimi). I dua të gjithë lojtarët e mi. Jemi si një familje dhe të gjitha familjet kanë mospajtime. E rëndësishme për një familje është që të komunikojë dhe t’i tejkalojë problemet”, ka thënë Sauthgejti në një konferencë për shtyp.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...