Si u arrestua ish-kryeministri Nikolla Gruevski, në tentativë për të ikur nga Budapesti në Moskë, ishte një nga lajmet e rrejshme që me rastin e 1 prillit, sot u publikua në rrjetet sociale. Por, gazetari Sasho Ordanovski thotë se disa media online çdo ditë e kanë Ditë të Gënjeshtrave. Sipas tij, pas këtyre shpifjeve qëndrojnë struktura mirë të organizuara, të cilat kanë për qëllim të de fokusojnë opinionin nga situatat faktike, për disa qëllime të caktuara. Ai thotë se gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, e cila filloi pikërisht më 1 prill, qytetarët duhet t’i marrin me rezerva disa media online.

Lajmet e rrejshme janë një fenomen i rrezikshëm politik. Kuptohet që mund të ndikojnë, dhe kjo nuk ka ndodhur për herë të parë e as që do të jetë për herë të fundit që ndodh te ne. Ato janë rezultat i qarqeve serioze politike, pas tyre qëndrojnë resurse financiare, kuadro që i prodhon ato dhe dikush nga aktorët tanë politik, nëse jo të gjithë. Ata kanë një strukturë të caktuar, të cilët përpiqen përmes mediave të internetit, posaçërisht platformave sociale të ndërhyjnë në agjendat e rregullta, duke shpërndarë gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta – tha Sasho Ordanoski, gazetar.

Zëdhënësi i Qeverisë, thotë se “ilaçi” më i mirë kundër lajmeve të rrejshme, është transparenca e institucioneve, të cilat, sipas tij, me dhënien e fakteve nuk do të lënë hapësirë për shpifje.

Për fat të keq, nuk do të mund të parashikoj se si do të rrjedh fushata. Por, shumë me rëndësi është që shumica e mediave në Maqedoni raportojnë me përgjegjësi dhe transparencë. Është fakt se subjektet politike, duke përfshirë edhe neve si Qeveri, vazhdimisht jemi të hapur dhe këtu nuk ka asnjë hendek midis neve dhe mediave. Burimet e informacioneve janë thelbësore në këto raste – u shpreh Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Sipas burimeve zyrtare, me lajme të rreme janë ballafaquar edhe Maqedonia e Greqia që nga negociatat për Marrëveshjen e Prespës dhe deri tek ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Autoritetet e të dyja vendeve, të premten theksuan se propaganda më e madhe kundër marrëveshjes është përhapur në kohën e referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese.

Adnan Qaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...