Banorët e lagjes Shkup-Veri, të cilët janë përdorues të ngrohjes qendrore, nga ngrohtorja Shkup-Veri, sot në mëngjes u zgjuan me radiatorë të ftohtë. Ky është vikendi i dytë që ngrohtorja e ndërpreu ngrohjen, sepse nuk ka para për të blerë gaz nga kompania “Makpetrol Prom Gas “. Faji për këtë është adresuar në Komunën e Çairit, që është një nga borxhlinjtë më të mëdhenj të tyre. Ata kërkojnë që komuna të paguajë paraprakisht pagesat në javë, që i ka ngrohtorja ose të sigurojë garanci për pagesë. Por, nga komuna thonë se paguajnë rregullisht sipas Marrëveshjes që e kanë bërë vitin e kaluar me Ngrohtoren Shkup-Veri. Ata nga ana tjetër, fajin për radiatorët e ftohtë e shohin në punën/gjendjen e dobët financiare të kompanisë. Ata thonë se për një vit ata kanë reduktuar borxhin e tyre ndaj Ngrohtores për 50 për qind dhe paguajnë faturat çdo muaj rregullisht.

Nga Makpetrol Prom Gas, thonë se për të gjitha sasitë e gazit që i shesin me pagesë të shtyrë, është e nevojshme një garanci bankare ose një paradhënie. Ata thonë se kanë furnizuar me gaz Ngrohtoren Shkup-Veri, derisa nuk i kanë njoftuar ata se nuk ishin më në gjendje ti paguajnë detyrimet e tyre në bazë ditore. – u shpreh Kushtrim Ala, zëdhënës i komunës së Çairit

 Makpetrol Prom Gas:

Deri në këtë moment, Shkup-Veri SHA, nuk na ka dhënë garanci bankare dhe sasinë e gazit natyror e paguan në bazë ditore, gjë që krijon vështirësi në funksionimin normal të veprimtarisë së Makpetrol Prom Gas dhe në përgjithësi të sistemit të gazit natyror”.

Nga kompania Shkup-Veri thonë se i kanë paguar borxhet e tyre ndaj Makpetrol Prom Gas, por thonë se problemi është kërkesa e kompanisë që të dorëzojnë një garanci bankare.

Ngrohtorja Shkup-Veri:

Çkyçja është për arsye se sipas kontratës për dorëzimin e gazit natyror, furnizuesi Makpetrol Prom Gas insiston në garancinë për pagesën e sasive të dorëzuara. “

Qytetarët janë të revoltuar, ata thonë se ato janë dëm kolateral. Ata paguajnë faturat, ndërsa kjo është fundjava e dytë që qytetarët ngrihen në shtëpitë e tyre për shkak të grindjeve midis kompanive dhe komunës.

Nuk e kuptoj se si ne që paguajmë, duam për energji termike, shfrytëzoj rastin të bëj thirrje që ta zgjidhin këtë problem, ja temperaturat ranë në minus… Kemi njerëz të moshuar, kemi fëmijë, nuk e di ç’të them, kjo na ka kapur, kurrë nuk ka qenë kështu, në fillim të këtij sezoni të ngrohjes u shfaq ky problem “. theksoi një banor i Shkupit – Veriut

Përveç njësive të banimit dhe shtëpive individuale që marrin ngrohje qendrore nga kjo Ngrohtore, në sistem janë përfshirë edhe tre shkolla fillore dhe dy çerdhe që tani për tani nuk e dinë si do ti ngrohni hapësirat të hënën e ardhshme.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me