Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde bëri dje një thirrje të fuqishme për një rinovim të bashkëpunimit tregtar ndërkombëtar duke paralajmëruar për ardhjen e një “epoke kolere” për ekonominë ku, sipas saj, pabarazitë shumë shpejt do të kalojnë ato të epokës së artë të kapitalizmit të shekullit XIX.

Gjatë një fjalimi në bibliotekën prestigjioze të Kongresit në Uashington, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbështeti një “model të ri të shumanshëm” që do të garantonte që përfitimet ekonomike të globalizmit të ndahen nga të gjithë dhe jo vetëm nga disa.

”Tregtia botërore duhet të riparohet”, deklaroi Lagarde.

”Ne duhet të vazhdojmë uljen e tensioneve tregtare dhe të përmirësojmë sistemin e shkëmbimeve duke eleminuar subvencionet që shkaktojnë çrregullime dhe të mbrohet prona intelektuale”, theksoi ajo.

Loading...

Shpërndaj me