Pas shumë çmimeve në muzikë, këngëtarja e famshme Lady Gaga ka arritur që për herë të parë të nominohet edhe për një çmim në aktrim. Ajo sivjet gjendet e nominuar në çmimin “Aktorja më e mirë” në Çmimet “Oscars”, për performancën e saj në filmin “A star is born”.

Aktoret tjera të nominuara në këtë kategori janë: Yalitza Aparicio, Glenn Close, Olivia Colman dhe Melissa McCarthy. Përveç aktores më të mirë, Lady Gaga u nominua edhe në çmimin “Kënga më e mirë origjinale”, për interpretimin e këngës “Shallow” në filmin “A star is born”.

Ndërkohë filmin në të cilin ajo luan, “A star is born” është e nominuar për çmimin kryesor, “Filmi më i mirë”.

Ndërkohë, bashkë-aktori i saj në film, Bredely Cooper, është nominuar gjithashtu për çmimin “Aktori më i mirë”.

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Oscars”, do të mbahet më 24 shkurt në Teatrin “Dolby” në Los Angeles të Kalifornisë.

Loading...

Shpërndaj me