Lacio iu gëzua fitores ndaj Interit në terrenin vendas, pas pritjes 4 vjeçare. Skuadra e Simone Inzagit mundi Interin me 2-1 në derbin e javës së 24 në Serie A. Seria prej 19 ndeshjeve pa disfatë është nisur nga përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave, kur Interi, në terrenin vendas, shënoi fitore me 1-0. Imobile me golin e 26 në këtë sezon annuli epërsinë e Interit përmes Eshli Jangut. Ndërkohë në minutën 69, Milinkovis Saviq shfrytëzoi një rrëmujë në zonën e mysafirëve dhe shënoi golin e dytë për Lacion. Tani skuadra e Inzagit kalon në vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se Juventusi në vendin e parë. Interi mbetet në 54 pikë dhe në vendin e tretë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...