Lacio ka mundur 1-0 Milan-in dhe ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Italisë që do të luhet 15 majin e ardhshëm në Romë. Takimi është vendosur nga një gol i Korrea-s në minutën e 58-të, që ka ardhur pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga një goditje këndi për Milan-in. Kutrone ka barazuar për vendasit në minutën e 76-të, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje. Kështu, pas humbjes 1-0 të pësuar në kampionat, që është pasuar me shumë polemika, Lacio është hakmarrë ndaj kuqezinjve dhe në finale do të përballet me njërën mes Atalanta-s dhe Fiorentina-s, që do të përballen nesër në Bergamo.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...