Drejtuesit e La Liga-s kanë kërkuar nga Real Madridi dhe Barcelona sugjerime të reja për datën e zhvillimit të ndeshjes së parë sezonale mes tyre (“El Classico”), përpara se të marrin vendimin përfundimtar. “Marca” ka pasur qasje në këto raporte të dërguara nga Komiteti i Konkurrencës për dy klubet. Propozimi i parë për zhvillimin e “El Classico”, për shkak të përshtatshmërisë, është 4 dhjetori. Kjo është një nga datat e lira, që mund të dakordohet mes palëve dhe është e pazënë në kalendar.  Në nenin 4 të rregullores së kompeticionit thuhet se, në rast shtyrjeje të një ndeshjeje, duhet shikuar data e parë e lirë në dispozicion, e cila nuk ndikon në konkurrencën profesionale (ose Kupën e Mbretit). La Liga dhe RFEF vendosën të propozojnë datën 4 dhjetor për çdo ndeshje që duhej të shtyhej për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme. Për më tepër, data 18 dhjetor për “El Classico” do të kishte ndikim në sfidat e mëparshme dhe pasuese të La Liga-s. Më konkretisht, do të ketë ndeshje të martën e 17 dhjetorit dhe të enjten e 19 dhjetorit. Pra, më pak kohë pushimi, sepse duhet të luajnë të martën, pasi e kanë bërë këtë të dielën më parë. Dhe, nëse luajnë të enjten e 19 dhjetorit, nuk mund të luajnë edhe të shtunën vijuese të kësaj date. Pretendimi i dytë: 18 dhjetori është datë e Botërorit për Klubet, që tashmë ka një mbivendosje edhe me Kupën e Mbretit. Kjo do të dëmtonte të drejtat televizive, që tashmë janë tregtuar për operatorët në të gjithë botën. Kujtojmë se “El Classico” e parë e sezonit, Barcelona-Real Madrid, ishte planifikuar të luhej më 26 tetor, por për shkak të protestave të ashpra në kryeqendrën e Katalonjës, kjo gjë u bë e pamundur./Telesport/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...