Drejtuesit e La Ligës në Spanjë, konfirmuan terminin e saktë të zhvillimit të “El Klasikos” së dytë në këtë sezon në futbollin spanjoll. Real Madridi dhe Barcelona, në takimin e dytë, në “Santiago Bernabeu”, do të takohet më 1 mars, në orën 21.00. Këto dy ekipe këtë sezon zhvillojnë një luftë të barabartë për titullin në La Liga dhe aktualisht ndajnë dy pozitat e para, me nga 40 pikë. Sfida e parë, në “Kamp Nou”, u mbyll me barazim dhe për herë të parë pas 17 vitesh, nuk kishte gola. Është interesante se Real Madridi ka humbur katër nga 5 ndeshjet e fundit kundër Barcelonës, para tifozëve të vet.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...