Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner, që pas ditëlindjes së 22-të ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Zeshkania, e cila së fundmi dhuroi 750 mijë dollarë për organizatën “Nest Of Love”, vazhdon të marrë vëmendje me postime të tjera.

E njëjta ka publikuar një fotografi pranë të dashurit të saj, Travis Scott, gjersa shfaqet komplet e zhveshur.

View this post on Instagram

When Houston meets LA .. 💛 @playboy #ComingSoon

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Përveç pëlqimeve të shumta, në këtë imazh influencuesja e re pranoi edhe një sërë komentesh të ndryshme, duke e përgëzuar për linjat trupore.

Zeshkania e ftuar në The Ellen DeGeneres Show, tregoi se familjarët e saj po e ngacmojnë prej se është bërë miliardere, ndërkohë që ajo gjatë këtij viti e gëzoi këtë epitet nga Forbes.

Ndryshe, Kylie u bë pjesë e dokumentarit të ri të reperit nga “Netflix”, i cili flet për turneun e tij fitimprurës ASTROWORLD nëpër botë, duke treguar suksesin e albumit që qëndroi në krye të Billboard 200.

Këta të fundit po ashtu janë prindër të një vajze, Storm që erdhi në jetë në shkurt të vitit të kaluar./telegraf

Loading...

Shpërndaj me

Loading...