Barcelona është bërë gati për sezonin e ardhshëm, ku këtë verë ka transferuar disa yje.

Synimi i tyre për sezonin e ardhshëm është të fitojnë Ligën e Kampionëve, trofe të cilin nuk e kanë fituar që prej vitit 2015/16, mirëpo nuk do të heqin nga La Liga, transmeton KosovaPress.

Portierë: Marc-Andre ter Stegen, i cili është zgjidhja e parë, ndërsa Neto është portieri rezervë.

Mbrojtës: Në formacionin e parë në mbrojtje do të luajnë, Gerard Pique, Nelson Semedo, Jordi Alba, ndërsa Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet janë duke luftuar për të hyrë në ekipin e parë.

Mesfushorë: Në mesfushë do të luajnë: Sergio Busquets, Frenkie de Jong dhe Arthur, ndërsa e ardhmja e Philippe Coutinhos, Rafinhas, Vidal dhe Rakitiç ende nuk po dihet.

Sulmues: Në sulm do të luajnë: Messi, Suarez, Greizmann, ndërsa Dembele do të jetë rezervë dhe klubi blaugranas është duke u munduar për ta rikthyer në ekip brazilianin Neymar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...