Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, pritet të largohet në afatin dimëror nga “Camp Nou”.

Kroati ka humbur vendin në formacionin e parë që nga transferimi i Frenkie de Jong gjatë afatit veror.

Kjo gjë ka bërë që të kërkojë largimin, ndërsa klubet shumë të interesuara janë Juventus e Inter.

Ylli i Napolit, Fabian Ruiz është një ndër favoritët për t’u transferuar në “Camp Nou”, gjatë afatit dimëror.

Vlera e mesfushorit të “napolitanëve” është rreth 60 milionë euro, por interesim të madh po tregojnë edhe Real Madrid dhe Manchester United.

Dy lojtarët e tjerë që po shihen si zëvendësues janë Rodrigo Bentancur dhe Saul.

Uruguaiani i Juventusit kushton rreth 35 milionë euro, ndërsa mesfushori i Atletico Madrid nuk dihet pasi nuk ka qenë ndonjëherë në shitje.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...