Kuvendi sot për të pestën ditë debaton për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2020 për të cilin opozita gjatë ditëve të kaluara theksoi se është jozhvillimor dhe paraqet blerje parazgjedhore të qytetarëve, ndërsa partitë në pushtet theksuan se është në pajtim me rritjen e ekonomisë vendore dhe është në drejtim të stabilizimit fiskal.

Debati për Propozim-buxhetin filloi të hënën dhe në pajtim me Rregulloren për punën e Kuvendit, duhet të përfundojë sot. Propozim-buxheti u gjet në seancë plenare pasi paraprakisht përfundoi debati për amendamentet për të në Komisionin amë për financim dhe buxhet.

Në fokusin e buxhetit për vitin e ardhshëm është kapitali njerëzor, gjegjësisht sistem më i mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetje e fuqishme për rritjen e sektorit real. Të ardhurat janë projektuar në 222 miliardë dhe 300 milionë denarë (3 miliardë e 615 milionë euro), që paraqet rritje prej 5,6 për qind në krahasim me këtë vit. Tek ana e shpenzimeve të buxhetit është planifikuar rritje prej pesë për qind në krahasim me vitin e kaluar me çka shpenzimet e përgjithshme janë 239 miliardë e 700 milionë denarë, gjegjësisht tre miliardë e 898 milionë euro.

Deficiti buxhetor për vitin 2020 është paraparë në nivel prej 2,3 për qind të BPV-së, që është më i ulët se niveli në vitin 2019 kur ishte 2,5 për qind, në pajtim me Strategjinë fiskale 2020-2022 dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare. Deficiti është ulur edhe në nivelin absolut për 160 milionë denarë dhe është 17 miliardë e 385 milionë denarë.

Kuvendi sot duhet ta sjellë edhe Propozim ligjin për zbatimin e Buxhetit për vitin 2020.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...