Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, nisi me betimin e 12 deputetëve të rinj, 8 nga radhët e opozitës dhe 4 të tjetër nga mazhoranca të cilët kanë zëvendësuar ish-deputetët socialistë që garojnë për kryebashkiakë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Një ndër ta është edhe Vasil Sterjofski si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Korçës dhe i përket komunitetit maqedonas të Pustecit.

Nga PD-LSI, u betuan edhe Krenar Ruçi, Kostaq Papa, Suzana Topi, Selami Janishehri, Besnik Troplini, Halit Valteri dhe Edmond Stojku.

Nga PS, Florenc Spaho, Ardit Konomi, Adriana Jaku dhe Eljo Hysko.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...