Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 68 vota “për” sot e votoi Propozim-ligjin për garanci të RMV-së të obligimeve pas marrëveshjes për hua për financim shtesë për projektin për ndërtimin e autostradës – aksin Kërçovë – Ohër që do të lidhet midis Bankës Eksport-Import të Kinës dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore që miratohet me procedurë të shkurtër.

Ligji parashikon përfundimin e aneksit të tretë të Marrëveshjes për financim shtesë për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër në lartësi prej 179 milionë dollarë.

Edhe pse edhe pushteti dhe opozita e mbështetën ndërtimin e kësaj autostrade, edhe në ditën e dytë të debatit kontestuan për vonesën e ndërtimit të të kësaj autostrade, e cila është me rëndësi të veçantë për banorët e atjeshëm dhe turistët të cilët shkojnë për në Ohër, për atë nëse nevojiten qarkoret dhe sa ata janë të justifikuara ekonomikisht, por edhe për akuzat se projekti ka qenë i kriminalizuar.

“Vetë pranuat se trasa e autostradës nuk është gabuar”, tha Trajço Dimkov i VMRO-DPMNE-së për të cilën mjetet e parapara për ndërtim të qarkoreve për dalje në rrugët lokale janë shumë të mëdha. Ai akuzoi se rruga Shtip – Koçan edhe pse kishte filluar shumë më herët në të nuk punohet, derisa Shtip — Radovish bëhet edhe ajo, siç tha Dimkov, sepse kryeministri udhëton drejt Strumicës nëpër të.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, e përgënjeshtroi Dimkovin duke thënë se nuk është e saktë këtë që e pohon për kryeministrin dhe se qarkoret e autostradës u nevojiten banorëve lokalë.

Deputeti Trajko Veljanoski, edhe pse paraqiti një sërë vërejtjesh, kërkoi nga Sugareski më shpejt të ndërtohet ky aks, me të cilin vonohet tashmë 2,5 vjet, sepse kjo nevojitet jo vetëm për banorët lokalë por edhe për turistët të cilët shkojnë drejt Ohrit dhe atij rajoni.

Kur Sugareski ishte në opozitë, siç tha Veljanoski, thoshte se projekti është kriminal, derisa tani thotë se është i mirë.

Ministri u përgjigj se nuk ka dilemë se dikush ka dashur nuk ka dashur të vazhdojë puna e autostradës dhe se nuk është shpikur kjo se dokumentacioni projektues nuk korrespondon me gjendjen reale.

Seanca e 116-të kuvendore vazhdoi me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtër, për çfarë debati do të jetë i hapur pas pauzës./MIA

Loading...

Shpërndaj me

Loading...