Me 40 minuta vonesë fillon mbledhja e Komisionit për çështje kushtetuese. Prezent shumica e anëtarëve dhe deputetët e VMRO-së. Në sallë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov. Disa anëtarë përfshi edhe Liljana Poposkën nuk marrin pjesë, por zëvendësohen nga zëvendësit e tyre. Në seancë është i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev.

Komisioni debaton rreth të vetmes pikë të rendit të ditës, ndryshimeve kushtetuese.

Rendi i ditës u miratua me 9 vota pro dhe 7 kundër, të përmbajtur nuk kishte asnjë anëtarë.

Debati mund të zgjas më së shumti 10 ditë punë.


Veljanovski: Vazhdoni si të doni por 2/3 nuk i keni për ndryshime kushtetuese

Trajko Veljanoski, deputet i VMRO-DPMNE-së gjatë fjalimit të tij deklaroi se rezultati i referendumit ishte udhërrëfyes se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme dhe si e tillë nuk do të kaloj. Sipas Veljanovskit  vendimin e  qytetarëve të shprehur në referendum nuk ka të drejtë ta ndryshoj as Kuvendi.

 


Lista e deputetëve që janë paraqitur për fjalë për të debatuar rreth ndryshimeve kushtetuese.

Trajko Veljanovski
Sonja Mirakovska
Xhevat Ademi
Fadil Zendeli
Syrija Rashidi
Ilija Dimovski
Zhaklina Peshevska
Nevenka Stamenkovska
Antonio Milloshovski

Artan Grubi

Shpërndaj me