Debat i ashpër rreth nenit në Ligjin e ri për energjetikë, që parasheh ndërprerjen e mandatit të kryetarit të KRE-së. Opozita kërkoi që kryetari i deritanishëm të mbetet në Komision, por nga posti të ndërrohet duke bërë rotacion me anëtarë të tjerë. Ata kërkuan që kryetari të mos emërohet me propozim nga Qeveria, por nga anëtarët e deritanishëm. Kërkesa e këtillë nuk mori mbështetjen e shumicës.

Kjo prish parimet, kjo veç më hyn në pavarësinë e trupave rregullator të shtetit dhe lë hapësirë për praktikë jo të mirë. Asgjë tjetër, vetëm synime dhe interesa të tjera qëndrojnë në sfond lidhur me ndërrimin e kryetarit të KRE-së. Kurrfarë harmonizimi me direktivë të caktuar apo skemë të caktuar të rotacionit – tha Dragan Cuklev- deputet i VMRO DPMNE-së.

I njëjti, nëntë vite është kryetar i Komisionit Rregullator. Më shumë se një mandat nuk ka qenë asnjë president i SHBA-së, ndërsa këtu bukur tregon se pas shtatë viteve duhet të bëhet rotacion gjatë zbatimit të direktivave të reja dhe kjo zbatohet në këtë ligj. Asgjë personale – u përgjigj zv/ kryeministër Koço Angjushev.

Shumica hodhi poshtë dy amendamentet e opozitës nga gjithsej 21 të dorëzuara për ligjin e energjetikës. Deputetët e opozitës kërkuan të hiqet neni me të cilin, në kurriz të qytetarët do të bie pagesa për lidhjen e burimeve ripërtëritëse të energjisë me sistemin për përçim elektrik. Sipas deputetëve të VMRO DPMNE-së, nëse ky nen mbetet, kjo do ta rrisë çmimin e rrymës. Nga Qeveria konfirmojnë se zgjidhja e këtillë ligjore është paraparë edhe në ligjin ekzistues dhe se ka të bëjë vetëm për kapacitetet energjetike me interes nacional.

Nëse duam të bëjmë park për energji diellore, i themi më fal. Ne do të të japim ty lokacion, por do t’i paguash kyçjet, që për mua nuk është korrekte sepse interesi nacional i Maqedonisë është që të rris prodhimtarinë e energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse të energjisë – deklaroi Goran Milev- deputet i PLD-së.

19 amendamentet tjera nga gjithsej 21 u pranuan edhe nga pushteti edhe nga opozita. Ligji i ri i energjetikës parasheh liberalizim të plotë të tregut të energjisë në vend dhe nënkupton harmonizimin me rregullativën evropiane.

Aleksanda Spasevska 

Shpërndaj me