Gjykatësit kushtetues me shumicë të votave nuk pranuan të vlerësojnë kushtetutshmërinë e Neneve 1 dhe 2 të Ligjit për Amnisti për të pandehurit, të dyshuarit dhe të dënuarit për 27 Prillin. Nisma u dorëzua nga ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, i cili u dënua me 18 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit dhe për atë si bartës i komandës së artë në polici nuk vlente amnistia. Çavkov u ankua se amnistia ishte diskriminuese, sepse përfshinte vetëm një pjesë të vogël të personave, me çfarë është shkelur liria dhe të drejtat e tij të garantuara me kushtetutë.

Shumica e gjykatësve kushtetues, vendosën që nuk duhet të niset procedurë. Gjykatësi kushtetues Vlladimir Stojanovski i cili ishte raportues i nismës tha se Gjykata nuk mund të vihet në rolin e Kuvendit, i cili e miratoi Ligjin për amnisti dhe të përcaktoj se kë duhet ta amnistojë. Kuvendit i porositën që nëse në të ardhmen sërish miraton ligje për amnisti, t’i përfshijë të gjithë të involvuarit. Qëndrim të ngjashëm ka edhe gjykatësi Osman Kadriu i cili tha se Kuvendi me Ligjin për amnisti nuk ka bërë diskriminim, por se ka dhënë amnisti vetëm për disa vepra konkrete penale. Më i ashpër ndaj tërë aktit të amnistisë ishte kryetari i Kushtetueses, Sali Murati, i cili pyeti se çfarë amnisti ka në Evropë. “U sulmua trupi më i lartë i shtetit ndërsa ata u amnistuan. Më pas, asnjëri prej tyre nuk u pengua, por përkundrazi, edhe më tej përforcohen” u shpreh Murati.

Me Ligjin për amnisti u liruan dhe ndërprenë procedura gjyqësore të të akuzuarve dhe të dyshuarve në ngjarjet e përgjakshme, përveç për organizatorët e sulmeve të përgjakshme dhe të gjykuarit për përpjekjen për vrasjen e deputetit Ziadin Selës. Nga 33 të akuzuar, amnistia përfshiu 15 persona. Në mesin e tyre ishin deputetët Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski, Lupço Dimovski dhe Luben Arnaudov si dhe kryesuesit e protestave Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski. Ndërsa amnistia nuk e përfshiu edhe Abdylfeta Alimin që kishte shpëtuar Ziadin Selën e që u dënua me 7 vite burg. Me dënim me burg prej 7 deri 18 vite u dënuan 17 persona.

Igor Stefanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...