Kur e ndajnë vetëm pak orë nga performanca në natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike”, këngëtari i njohur, Flori Mumajesi, ka përfunduar në spital.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë këngëtari, i cili nëpërmjet një video në “Instastory” ka treguar se ndodhet në spital duke marrë mjekim.

Flori nuk tregon se nga se është sëmur por gjatë videos ai thotë; “Kush na ka mallkuar”, duke e drejtuar kamerën nga krahu që po merr serum.

Këngëtari e shoqëron postimin edhe me një shkrim, ku thotë: Gjithsesi do ja dalim. Kujtojmë se këngëtari është pjesëmarrës në festivalin e “Këngës Magjike” me këngën “Plas”, një krijim i vetë Florit që u pëlqye që në momentet e para.

Loading...

Shpërndaj me