Dje nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar një foto e një vajze e cila ka bërë tatuazh në trupin e saj portretin e presidentit Hashim Thaçi.

Bëhet fjalë për modelen nga Kosova, Suzana Tahiri e cila njihet ndryshe edhe si “Shqiponja”, për shkak të tatuazhit gjigant të shqiponjës dykrenare në kurrizin e saj.

Duke qenë se fotoja u shpërnda kudo në rrjet, modelja vendosi të pranojë se tatuazhi është i saji, duke e publikuar në llogarinë e saj në Facebook.

“Meqenëse kjo tatto është bërë për të qene surprizë për Ditën e Pavarsisë dhe presidentin e Kosovës, pasi që e pash se fotoja është publikuar sot, unë deklaroj se ajo tatto më përket mua dhe do ta mbaj deri në fund të jetës,si dhe i’a dedikoj njeriut (figurës së madhe të shtetit) shkelqësia Hashim Thaqi. Priten projektet e reja për ditën e Pavarsis”- shkruan Suzana krahas fotos së tatuazhit gjigant të portretit të presidentit.

Modelja u bë për herë të parë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Shpija e Kosovës”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...