Albin Kurti në fjalimin e tij para votimit të mocionit të mosbesimit kundër qeverisë së udhëhequr nga ai tha se nuk mund të nënshkruhet marrëveshja mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiqit, pa e “thyer” një herë atë. Para votimit për rrëzimin e Qeverisë së tij, kreu i LVV-së tha se në momentin që do ta kishte marrëveshjen sekrete mes këtyre dy presidentëve, ai do ta publikonte.

“Po, a mendoni ju që po ta kisha marrëveshjen sekrete do të ngelej sekrete ajo, po normalisht që do ta kisha publikuar. Marrëveshja sekrete është sekrete, sepse nuk e kam. A e kuptoni, momentin që unë e kam marrëveshjen Thaçi-Vuçiq unë ua sjell, por nuk e kam. Ama ka marrëveshje sekrete, edhe ajo marrëveshje është motori i kësaj seance”, deklaroi Kurti.

Në këtë rrethana me trusni të madhe, Kurti tha se është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë ku sipas tij, marrëveshja është e gatshme. Për këtë, ai siguroi se kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhet pa e ”thyer” atë.

“Nëse kanë mundur ta nënshkruajnë pse nuk e bëjnë. Ama ata nuk munden ta nënshkruajnë marrëveshjen pa më thyer mua një herë. A e kuptoni? Sepse unë jam që dy palë zgjedhje njeriu më i votuar, nuk bëhet marrëveshje pa më thyer mua, duhet me më thyer mua një herë, a e kuptoni? Prandaj nuk është bërë marrëveshja në Shtëpi të Bardhë, se ata e kanë pasur gati. Vuçiqi thotë se pa më treguar ti president i Kosovës që je bosi e këtë kallëzon duke e thyer kryeministrin Kurti, nuk kam pse e bëj marrëveshjen. Ti duhet të tregosh një herë se je ‘bosi’ në Kosovë, duke e thyer këtë që i ka fituar zgjedhjet, e pastaj e bëjmë marrëveshjen e vjetër që jemi marrë vesh”, tha Kurti.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...