Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës ka sjellë hidhërim të thellë për artin shqiptar dhe personazhet që kanë shprehur trishtimin e tyre nuk kanë qenë të pakët.

Rozana Radi ka ndarë një shkrim me ndjekësit, duke përmendur disa nga emrat e artit që kemi humbur vitet e fundit. “Kur vdes një artist jemi të gjithë më të varfër”, ka qenë kjo fraza që Rozana ka theksuar në shkrim, ashtu sikurse ka sjellë në vëmendje atë çka të gjithë humbasim kur u japim lamtumirën e fundit figurave të tilla.

Shkrimi e plotë e gjeni më poshtë.

 

View this post on Instagram

 

Disa vite me pare Dk. Flori pastaj Francesk Radi , Gjergj Xhuvani , Bujar Lako , Xhevdet Ferri dhe sot Nexhmie Pagarusha . Pa lajmeruar , nuk na lane as kohe te familjarizohemi me humbjen e tyre. Dhe ne boshllekun qe keto dhimbje te lene, ti pyet veten si ka mundesi qe ndjehesh kaq keq per njerez qe nuk ishin as familjaret e tu, qe as nuk flisje ne tel cdo dite ma ta! Atehere kupton qe je keq sepse ikja e tyre nga kjo jete funksionon si nje ampifikator i fuqishem i realitetit qe jetojme cdo dite, kupton madheshtine artistike te ketyre artisteve sepse e perballe me pakesine e “atisteve te sotem” Dhe perballja nuk mban . Dhe nuk eshte aspak nje fakt nostalgjik. Kupton qe kur vdes nje artist/e e ketyre permasave vdes pergjithmone nje tjeter mundesi per ta bere me te bukur dhe me egzistuese egzistencen, sepse kete artiste kane ditur ta tregojne bukur jeten, me gjithe talentin e tyre ne kane rrembyer e na kane bere pjese te artit te tyre. Dhe kur largohen ti kupton qe behet gjithmone me e veshtire te gjesh dike qe te zere vendin e tyre. Dhe ne moment ndjehesh i braktisur, je keq sepse ti ke mbetur vetem . Kupton qe muzika dhe kinematografia qe propozohet sot perballe asaj qe kishim dikur eshte shume e ndryshme sepse vjen nga mania e madhe per ti ndryshuar gjerat. Dhe kjo ndjehet …… oh sa shume ndjehet . Shumica e muzikes qe te rinjte bejne sot duket sikur ze nje pjese te mire te ajrit , i mungon ajo forca qe i rremben njerzit dhe i sposton ne nje bote tjeter! Sot ne mungese te Pagarushes mungon dhe dehja e saj artistike e cila na rremben te gjitheve sa here e degjojme. ( Druj se po vdes, pa dashuri) Fluturo lart baresha e Shqiptareve se ti e ke gjithe dashurine tone dhe ne ishim me fat qe frymuam ne ajrin dhe kohen tende. Dhe sic thone shkrimtaret e medhenj: “Kur vdes nje artist jemi te gjithe me te varfer”!

A post shared by 🆁🅾🆉🅰🅽🅰 🆁🅰🅳🅸 🥀 (@rozana_radi) on

Loading...

Shpërndaj me

Loading...