Turistët që vizitojnë Singaporin mund të regjistrohen tani nëpërmjet teknologjisë së njohjes së fytyrës në disa hotele të qytetit-shtet.

Qyteti i Azisë Juglindore, pararojë në teknologjitë e reja, po përdor një numër në rritje shërbimesh të automatizuara për të përballuar mungesën e krahut të punës.

Në kuadër të një program pilot, kjo teknologji do t’u japë mundësi turistëve që të regjistrohen vetë nëpër hotele, nëpërmjet një aplikacioni të njohjes së fytyrës në celular dhe makinerive për skanimin e pasaportave.

Të dhënat e përftuara në këtë mënyrë do t’i dërgohen Zyrës së Emigracionit për t’u verifikuar, para se klienti të marrë çelësin e dhomës

Loading...

Shpërndaj me

Loading...