Sot (E Premte) do të hedhet shorti për ndeshjet 1/2 finale të Kupës së Maqedonisë në futboll. Pas eliminimit të Shkëndijës nga Pobeda e Prilepit në këtë sezonë do të kemi skuadër të re e cila përmes garave të Kupës do të sigurojë daljen në Evropë. Goglat do të vendosin se cilat nga këto katër skuadra Akademia Pandev, Pobeda, Bellasica e Makedonija Gj.P do të përballen mes vete. Pasi nuk do kemi short gjysmë të dirigjuar në ½ finale mund të kemi derbin e Strumicës. Ndeshjet e para 1/2 finale janë parashikuar të luhen në mars, ndërsa ato të kthimit në prill të 2019-tës. Nga këto katër skuadra vetëm Makedonija Gj.P dhe Pobeda kanë luajtur në finale dhe kanë fituar kupën.

Loading...

Shpërndaj me