Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për raundin e parë të Kupës së Maqedonisë në futboll, ku ishin paraqitur vetëm 30 skuadra. Mbrojtësi i titullit në këtë konkurencë garash , skuadra e Shkëndijës do të nis garat në terrenin e Kozhuvit, ndërsa nënkampioni Vardari, do të përballet me ekipin më të njëjtin emër, që garon në kategoritë më të ulta. Rabotniçki do të sfidojë skuadrën e Fortunës, ndërsa FC Shkupi do të jetë mysafir i skuadrës “Kit Go” në Pehçevë. Ndeshjet e javës së parë të Kupës së Maqedonisë do të zhvillohen më 22 gusht.

Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales

Struga – Pobeda

Korabi – Boreci

Vllazërimi – Bellasica

Vardari (N) – Skopje

Fortuna – Rabotniçki

Labunishti – Ak. Pandev

Kit Go – FC Shkupi

Poeshevo – Bregallnica

Vardari – Vardar

Osogova – Pelisteri

Teteksi – Gostivari

Bratstvo Edinstvo – Sileks

Tikvesh – Renova

Prevalec – Makedonija Gj.P.

Shpërndaj me