Janë mësuar emrat e dy gjysmëfinalistëve të parë të Kupës së Afrikës, duke ndalur rrugëtimin e dy prej surprizave të turneut që kishin mbërritur në çerekfinale jashtë çdo parashikimi. Senegali ia ka dalë të mposhtë 1-0 Beninin, në një ndeshje që rezultoi shumë më e komplikuar se sa mendohej dhe nuk dhuroi shumë spektakël. Goli i vetën i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë nga Gueje në minutën e 69, ndërsa më pas Benini mbeti me 10 lojtarë dhe ia bëri të thjeshtë Mane&Co. që të ktheheshin në gjysmëfinale pas 13 vitesh mungesë. Më pas e kishte radhën Nigeria që të shkonte në gjysmëfinale duke mundur 2-1 Afrikën e Jugut, skuadrën e cila eliminoi Egjiptin vendas. Dueli u vendos nga goli i Trost-Ekong në minutën e 89 të sfidës, ndërsa amë parë kishin shënuar Çukueze për Nigerinë dhe Zungu për afrikano-jugorët.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...