Do të mbushen katër vite pa veprimtarin e arsimit në Kumanovë, Nexhat Latifi, por kujtimi për të mbetet përgjithmonë. Familjarë, kolegë dhe mysafirë nga treva të ndryshme dje në Strazhë të Karadakut të Kumanovës shpalosën bustin në nder të figurës së tij dhe me rastin e përkujtimit të 70 vjetorit të lindjes së tij. Familjarët theksuan se e kishin amanet që me një shenjë të tillë të përkujtojnë babain e tyre, që fëmijërinë dhe sfidat e para për shkollim i kishte kaluar në vendlindje. Në ceremoninë e djeshme prezent ishin edhe dy ambasadorët ai i Kosovës Gjergj Dedaj dhe ai i Shqipërisë Fatos Reka, për mysafirët u përkujdes edhe SHKA “Bajram Shabani”, “Kori komunal i Likovës”, etj. Nexhat Latifi ishte mësimdhënës deri në pension në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Ai ndërroi jetë më 18 janar 2015.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...