Klubi i Kukësit ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin Ernest Gjoka. Arsyeja ishte eliminimi në turin e parë të Ligës së Europës, ku verilindorët nuk ia dolën të kalonin më tej përballë skuadrës së hungareze të Debrecenit. ë këtë mënyrë, tashmë presidenti Gjici duhet të mendojë për të emëruar trajnerin e ri, teksa edhe nga deklarata e klubit, objektivat do t’i ketë të qarta, fitimi i titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, gjithashtu përfaqësim dinjitoz në Kupat e Europës. Emri më i mundshëm duket të jetë ai i Ilir Dajës. Tekniku në kohët e fundit ka qenë në bisedimë për një rikthim të mundshëm te Skënderbeu, megjithatë problemet e fundit të korçarëve mund të ndryshojnë planet e teknikut. Në këtë mënyrë, pas aventurës së fundit me Flamurtarin, trajneri Daja pritet të marrë drejtimin e nënkampionëve të Shqipërisë, teksa shihet si njeriu i duhur për të përmbushur objektivat e klubit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...