Ushqimet për fëmijë janë ato të cilat duhet të zgjidhen me shumë kujdes. Kjo për arsyeje se shumica e ushqimeve qe janë dedikuar ekstra për fëmijë, nuk janë aq që shëndetshme sa duken në pamje.

Shumica nga këto kanë përmbajtje të sheqerit, i cili nuk është aspak i nevojshën për ta, madje është shumë i dëmshëm, duke ndikuar në sjelljen e tyre, në trashje fëmijërore, presion të lartë të gjakut, si dhe duke rrezikuar për shfaqje të diabetit të tipit 2.

Sipas pediatërve, fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të hanë fare sheqer.

Shpesh herë prindërit u japin fëmijëve të tyre lëng molle, duke mos e ditur që ai lëng përbehet nga sheqeri i tretur në ujë me salcë molle. Në vend të kësaj fëmijës duhet dhënë mollë, në të cilën do të merrte fibrat e nevojshme.

Fëmijët nën moshën një vjeçare nuk duhet të konsumojnë mjaltë, sepse mjalti mund të përmbajë botulizëm, e cila mund të shkaktoj paralizë ose edhe vdekje tek fëmijët.

Në mesin e ushqimeve të cilat nuk preferohen të konsumohen nga fëmijët janë edhe disa lloje të mishit siç janë: mish pule i ngrirë, shkopinj peshku të ngrira, djath, yndyra të ngopura, në përgjithësi ushqime të shpejta të cilat përmbajnë shumë kalori dhe yndyrëra. 

Loading...

Shpërndaj me