Sheqernat natyrale nga frutat nuk janë plotësisht të padëmshme, siç mendohet zakonisht.

Fruktoza e mirënjohur ka qenë e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe veshkave, demenca, hipertensioni dhe madje edhe kanceri, thonë shkencëtarët nga Universiteti Bandor i Uellsit, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, fruktoza i shtohet ushqimit në vend të sheqerit të bardhë. Hulumtimet e fundit tregojnë gjithashtu se sasi më të larta të lëngjeve natyrore mbështesin zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë.

Sasia e madhe e sheqerit në një gotë me lëng të freskët, nëse konsumohet në mënyrë të pakontrollueshme, mund të çojë në mbipeshë, për këtë arsye nuk rekomandohen më shumë se 150 mililitra në ditë. Sasi të mëdha të fruktozës gjithashtu mund të dëmtojnë mëlçinë, pasi e mbingarkon atë.

Sheqeri natyral shoqërohet gjithashtu me akumulimin e proteinave beta-amiloide në tru, të cilat konsiderohen përgjegjëse për fillimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...