Më poshtë po ju sjellim disa thënie nga njerëz të mëdhenj në historinë njerëzore:

Kur isha 5 vjeç, mamaja ime më thoshte se lumturia është çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha. Unë shkruajta “I lumtur”. Më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën, e unë u thashë atyre se nuk e kishin kuptuar jetën. (John Lennon)

Gjuetia dhe boksi i përkasin kasaphanes, jo sportit. (Eugenio Montale)

Filozof mund të bëhesh, por s’mund të jesh. Sapo të besosh se je, resht së qeni. (Friedrich Schlegel)

Në moshën njëzet vjeçare tentohet poezia, kurse në moshën pesëdhjetë vjeçare kuptohet se duhet të kishe këmbëngulur. (Ennio Flaiano)

Ushtari v.des por nuk dorëzohet. (Pierre Cambronne)

Ku mbretëron mjerimi nuk mund të ketë liri. (Miguel de Cervantes)

Mizoria do të ishte vërtetë e shijshme, po të mund të gjendej ndonjë lloj mizorie që të mos shkaktonte dhimje. (George Bernard Shaw)

Ekziston vetëm një lumturi në jetë: të duash dhe të të duan. (George Sand)

Ai që kërkon çfarë nuk duhet, gjen çfarë nuk dëshiron. (Giambattista Basile)

Dashuria e vërtetë është një qetësi e përflakur. (Giuseppe Ungaretti)

Jam i verbër dhe injorant por hamendësoj që rrugët janë të shumta. (Jorge Luis Borges)

Dashuria është feja me çmimin më të mirë. (Cesare Pavese)

Kur nga dera e drejtësisë hyn politika, drejtësia del nga dritarja. (Piero Calamandrei)

Bashkimi bën fuqinë. (Ezopi)

Të duash do të thotë të njohësh kufijtë e gëzimit e pastaj të vd.esësh. (Sandor Marai)

Kur diçka fillo të bëhet e nevojshme, zakonisht dikush e shpik. (Alessandro Barbero)

E shkuara është një vend i huaj, ku i bëjnë gjërat ndryshe nga ne. (L. P. Hartley)

Fjala ekzagjerim nuk ekziston në fjalorin e dashurisë. (Luciano De Crescenzo)

Porsi rrezet e një qiriu të vogël që mbërrijnë larg në errësirë, ashtu ndriçon një vepër e mirë në një botë të ligë. (William Shakespeare)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...