Qytetarët përmes një aplikacioni celular ku do ta skanojnë kodin e llogarisë fiskale do të mund të marrin një rimbursim prej 15% të TVSH-së, nga produktet që kanë 18% TVSH. Fatura fiskale nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë ditë, dhe siç njoftoi Kryeministri Zoran Zaev, të gjitha të dhënat e nevojshme për rimbursimin e TVSH-së do ti ketë ky aplikacion. Sipas Zaevit, qytetarët do të duhet ta fotografojnë faturën fiskale, ta ngarkojnë në aplikacion dhe paratë do të transferohen në llogarinë e tyre. Por, përveç këtij njoftimi të Zaevit, nuk zbulohet asnjë detaj tjetër. Ministria e Financave, e cila së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) ka punuar për zbatimin e kësaj, thonë se do t’i informojnë qytetarët pas zgjedhjeve. Nuk ka përgjigje se si aplikacioni do të lidhet me llogaritë e transaksioneve të qytetarëve dhe sistemin e tatimeve elektronike, nëse do të kthehen në bazë mujore apo vjetore.

Kthimi i 15% të TVSH-së së paguar për qytetarët, siç është njoftuar, do të fillojë nga korriku i këtij viti. Shpërblimi do të bëhet në mënyrë të thjeshtë duke përdorur një telefon celular. Për momentin, nuk do të zbulonim më shumë detaje, qytetarët do të informohen në kohën e duhur “, thonë nga Ministria e Financave”-thonë nga Ministria e Financave.

Zaev dy muaj më parë tha se çdo qytetar i cili është mbi 15 vjeç dhe ka një letërnjoftim të vlefshëm do të ketë mundësinë e rimbursimit të tatimit të vlerës së shtuar. Vetëm duhet të ketë një llogari transaksioni dhe të regjistrohet në sistemin e tatimeve elektronike. Ai tha se janë paraparë edhe kufizimet mujore të rimbursimit të TVSH, për të pasurit që shpenzojnë më shumë të mos fitojnë më shumë para. Autoritet kishin njoftuar se përmes kësaj mase çdo familje do të marrë maksimum nga 500 euro në vit nga rimbursimi i TVSH-së. Sipas analizës së Finance Think, vetëm familjet më të pasura që shpenzojnë çdo vit mbi 20 mijë euro do të marrin nga shteti TVSH prej rreth 450 euro. Një familje mesatare në Maqedoni që shpenzon mininalisht për nevoja bazë rreth 530 euro, aq sa është shporta e konsumit social, do të marrë vetëm 172 euro. Kjo masë synon ta ulë ekonominë gri.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...