EShS: Shpenzimet për jetesë në nëntor ...
Shpenzimet për jetesë në nëntor të këtij viti shënojnë ulje prej 0,1 për qind dhe në krahasim me muajin parapr...
Lexo më shumë...Zëvendësministrja e Financave Shirete Elezi ka bërë pazar në një market në Shkup dhe e skanoi llogarinë fiskale për të siguruar një rimbursim të TVSH-së. Më shumë zyrtarë qeveritarë, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe kryetarë bashkie janë pjesë e fushatës së DAP-it për kthim të 15% të TVSH-së për qytetarët. Elezi informoi se deri tani janë skanuar mbi shtatë milion llogari fiskale, 143 mijë qytetarë janë duke e përdorur aplikacionin “Moj DDV” dhe më shumë se 930 mijë euro duhet të kthehen. Nga sot, nëse përpiqeni të skanoni një llogari, aplikacioni “Moj DDV” do të kërkojë një azhurnim për shkak të instalimit të një version të ri, dhe pastaj emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi do të duhet të ri-shkruhet. Nga DAP njoftuan se versioni i ri i aplikacionit ka karakteristika të përmirësuara.
Deri më sot, ne kemi rritur realizimin e të ardhurave, pra anën e të ardhurave të buxhetit, në shumën absolute prej shtatë miliardë dhe 800 milion denarë, që tregon se në muajt e ardhshëm do të kemi rritje të pagesës së TVSH-së. Nëse krahasojmë vetëm muajin korrik të këtij viti me muajin korrik të një viti më parë, realizimi i të ardhurave totale tatimore është rritur me 16% ose në shumën absolute të dy miliardë e 283 milion denarë. Kontribut më i madh për këtë është rritja e pagesës së TVSH-së ”-pohoi Shirete Elezi, zv/ministre për Financa.
Shpenzimet për jetesë në nëntor të këtij viti shënojnë ulje prej 0,1 për qind dhe në krahasim me muajin parapr...
Lexo më shumë...Zinxhiri i njohur i restoranteve, KFC, sot zyrtarisht e hapi restorantin e dytë “Drive thru” në Shkup dhe rest...
Lexo më shumë...Të gjitha automjetet e importuara nga jashtë me standarde më të ulëta ekologjike do të paguajnë tatim më të la...
Lexo më shumë...Brendi OKTA e hapi pikën e saj të 27 të karburantit në lagjen e Autokomandës. Pika e re e karburantit do të je...
Lexo më shumë...