Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpreson për një zgjidhje të shpejtë të problemit me numrin e pamjaftueshëm të të punësuarve. Problemin për Alsat e bëri të ditur ditë më parë kreu i këtij institucioni Oliver Derkoski. Bëhet fjalë për mbi 30 punësime të reja për të cilat ky institucion ka nevojë.

Punojmë në tejkalimin e problemit dhe ka sinjale pozitive nga ana e Qeverisë, Ministrisë për Shoqëri Informatike se ditëve të ardhshme do të zgjidhet ky problem”-pohoi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Njëkohësisht me punësimet e reja, KSHZ-ja planifikon të angazhojë edhe përkthyes simultan për zbatimin e plotë të ligjit për gjuhët. Aktualisht, në këtë institucion seancat nuk realizohet në dy gjuhë edhe pse Komisioni ka dy anëtarë shqiptarë. Një pjesë e dokumenteve zyrtare nuk përkthehen kurse të përkthyerat nuk firmosen si versione zyrtare. Derkoski thotë se KSHZ-ja ka qenë ndër institucionet e para që ka zbatuar ligjin, duke filluar nga mbishkrimet në disa gjuhë, dhe jo vetëm në maqedonisht dhe në shqip.

Ne për zgjedhjet e kaluara siguruam pajisje për përkthim simultan. Tani duhet të punësojmë person të përshtatshëm përkthyes që të mundemi ta zbatojmë edhe këtë sistem këtu. Për seancat nuk kemi përkthyes. Na mundësohet vetëm në zgjedhje sepse marrim të punësuar nga administrata dhe atëherë është gjithçka në rregull. Megjithatë, deri sa nuk e zgjidhim problemin me punësimin do të kemi problem edhe me zbatimin e plotë”-tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Zgjedhjet e 12 prillit konsiderohen si të rëndësishme edhe për procesin euro-integrues të vendit.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...