Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka hedhur poshtë kërkesën për mendim të ministrit teknik të Punëve të Brendshme Naqe Çulev për shfuqizimin e vendimit qeveritar për emërimin e shefit të ri të SPB Tetovë. KSHZ-ja në seancën e sotme ka deklaruar se kjo është kompetencë e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Ministrit Çulev kërkonte mendim nga KSHZ-ja për ligjshmërinë e shfuqizimitë të Vendimit për emërimin e Goce Jankullovskit si shef të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë. Por në seancë, anëtarët e KSHZ-së sqaruan se bëhet fjalë për marrëdhënie juridike midis Qeverisë dhe ministrit teknik, për çka KSHZ-ja nuk ka autorizim ligjor të veprojë. Sjelljet e këtilla të ministrave teknik, sipas anëtarit të KSHZ-së Janaqe Vitanovski, e vënë në pikëpyetje nevojën për të pasur Qeveri teknike.

Apeloj edhe një herë t’i respektojnë nenet e ligjit për Qeveri, e të mos dorëzojnë kërkesa të këtilla që për mua janë të pabaza. Do të thotë KSHZ-ja ka kompetenca, por në rast të mos pajtueshmërisë mes ministrit dhe zëvendësministrit plotësues në ministri në lidhje me të drejta të caktuara me organizimin e zgjedhjeve. Do të thotë ne deri më tani nuk morëm asnjë kërkesë lidhur me nenin 48 që ka të bëjë me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Unë mendoj se në zgjedhjet e ardhshme Qeveri teknike e këtillë nuk na nevojitet dhe ky ligj duhet të ndryshohet- deklaroi Janaqe Vitanovski, anëtar i KSHZ-së.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...