Rritja e ekonomisë në kuartalin e parë të vitit ka arritur 4.1 për qind. Këtë e ka bërë të ditur sot kryeministri Zoran Zaev. Ai ka thënë se kur ekonomia rritet mbi katër për qind dhe arrin potencialin atëherë rriten edhe pensionet.

“Sot në mesditë do të kumtojmë se BPV për kuartalin e parë është 4.1 për qind që do të thotë se do të ketë rritje dinamike të pensioneve nëse vazhdojmë me këtë trend. Kjo do të thotë se përpos përshtatjes së rregullt të shpenzimeve për jetë do të kemi rrite serioze të pensioneve ngase vitin e kaluar, gjegjësisht nga viti 2018 deri 2019 janë punësuar 40 mijë persona”, ka thënë kryeministri Zaev.

Të dhënat për rritjen e BPV në kuartalin e parë pritet t’i publikojë gjatë ditës edhe Enti Shtetëror i Statistikës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...