Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi, që kishte për shënjestër autokolonën e kryeministrit palestinez, Rami Hamdallah, ka shkaktuar disa të plagosur, por vet ai ka shpëtuar. Presidenti Mahmoud Abbas dënoi sulmin “frikacak” ndaj autokolonës dhe tha se për këtë ngjarje bën përgjegjës grupin e militantëve islamik të Hamasit, që dominon në Rripin e Gazës. Incidenti ndodhi mes tensioneve në rritje mes fraksioneve kryesore palestineze mbi implementimin e marrëveshjes së pajtimit të nënshkruar vitin e kaluar.  Pas incidentit, Hamdallah u shfaq në një ceremoni për hapjen e një impianti të trajtimit të ujërave. Pavarësisht sulmit, ai tha se mbetet i angazhuar për unitetin e palestinezëve dhe do të vazhdojë të shkelë në Gaza.

Alsat-M

Shpërndaj me