Vizita e kryeministrit kinez, Li Keqiang në Gjermani ka për qëllim sinjalizimin e asaj se dy fuqitë eksportuese qëndrojnë së bashku kundër unilateralizmit dhe proteksionizmit, ka thënë ambasadori i Pekinit në Bashkimin Evropian, Zhang Ming, transmeton Reuters.

Konflikti tregtar në mes të Evropës, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara gjendet në krye të agjendës për konsultime në mes të Li dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, ditën e hënë në Berlin.

Në një intervistë për gazetën Handelsblatt, ambasadori Zhang Ming, ka paralajmëruar se Kina dhe Evropa janë të përgatitura për të bërë gjithçka në shenjë hakmarrjeje për Shtetet e Bashkuara dhe t’iu tregojnë këtyre të fundit se politika e përshkallëzimit të konfliktit tregtar mund të jetë e dëmshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë nisur tarifa kundër importeve të njëra-tjetrës në vlerë të 34 miliardë dollarëve, duke nxitur atë që është cilësuar luftë tregtare.

“Kinezët janë njerëz paqësorë dhe mendoj se edhe evropianët janë të tillë, mirëpo neve na duhet të demonstrojmë para inciatorit të luftës tregtare se këta hapa janë të gabuar”, ka thënë ai./REL

Shpërndaj me