Quhet Josef Rueddel, është 94 vjeç, dhe që prej vitit 1963, pra për 56 vjet, është qytetari i parë i Windhagen, një fshat në kufirin me Rineland Rin, në Vestfali.

Dhe në qoftë se nuk është një rekord, mungon vetëm pak, të paktën në Europë ku Ciriaco De Mita, kryetar i Nusco nga 2014, me 91 vitet e tij konsiderohet ndoshta kryebashkiaku më i moshuar i Italisë.

Megjithatë, në Itali, kryebashkiaku më i moshuar ka qenë Lorenzo Cappelli: 12 mandate për të udhëhequr bashkinë e Sarsinas (Çesena,) i cili administroi atë bashki nga 1946 deri më 2009.

“Kam fituar 14 zgjedhje”, thotë demokristiani gjerman.

Flokë të bardhë dhe sy bojëqielli, Ruelled thotë se u zgjodh për të parë kryebashkiak kur ishte vetëm 30 vjeç.

“Kam mbështetur kancelarin Adenauer, dhe qysh atëherë bota ka ndryshuar me të vërtetë: ndoshta ka ardhur koha për të ndaluar edhe pse mund të administroj akoma qytetin”, shton ai.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...