Çmimi i ngrohjes qendrore shënon rënie. Tre kompanitë që lëshojnë energji termike kanë ulur çmimet për shërbimet e tyre. Ballkan Enerxhi Grup ka ulur çmimin për 6%. Ngrohtorja Shkup- Veri do të ofrojë shërbime më të ulëta për 12% ndërsa ELEM Energjetikë për 13,5%.

Përllogaritjet tregojnë se, nëse një amvisëri ka pasur faturë mujore për ngrohje qendrore prej 2000 denarësh, fatura për muajin gusht do të shënojë ulje prej 150 denarëve.

Me këtë ulje të çmimit të energjisë termike në territorin e qytetit të Shkupit, që në periudhën e kaluar asnjëherë nuk janë ulur kaq shumë, kemi nxitje që sa më shumë konsumatorë të kyçen në këtë sistem qendror të ngrohjes. Gjithashtu, besojmë se me këto çmime t’i tërheqim konsumatorët e shkyçur, që të kyçen sërish -deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së.

Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë që Qytetit të Shkupit t’i jepet shfrytëzimi afatgjatë i rrjetit të ujit të nxehtë, kryetari i Rregullatorit, Marko Bislimovski shprehet se për momentin nuk ka kërkesë nga autoritetet lokale për marrjen e obligimeve nga BEG. Bislimovski pohon se kjo risi nuk do ta rrisë çmimin e ngrohjes qendrore. Ndryshe, në kryeqendër ka gjithsej 52 mijë shfrytëzues të ngrohjes qendrore ndërsa rreth 12 mijë tashmë kanë hequr dorë nga ky lloj i ngrohjes.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...