Objektet e ndërtuara pa plan që më vonë u legalizuan, do të jenë në gjendje të kenë lidhje në rrjetin elektrik me një çmim shumë të vogël, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas analizave të KRRE-së, më shumë objekte të tilla ka në Gostivar, Tetovë dhe në pjesët e rajonit të Rekës.

Aty ku nuk është dorëzuar dokumentacioni i duhur i planifikimit, por do të përcaktohet se janë ndërtuar më shumë shtëpi dhe ka më shumë aplikues potencialë, këto kategori lidhjesh do të marrin trajtimin e lidhjeve standarde. Kjo do të thotë se ato nuk do të hyjnë më në kategorinë e lidhjes jo standarde dhe të kenë një kosto për një lidhje jo standarde prej tre mijë eurosh e më shumë, do të mbulohen në këtë kategori të lidhjeve standarde dhe do të paguajnë 400 euro- deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar I KRRE-së.

Alsat 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...