Tani e tutje të gjithë investitorët që ndërtojnë objekte banimi janë të detyruar që ndërtesat t’i kyçin në sistemin e Ngrohjes qendrore të Qytetit. Kjo kërkesë do të paraqitet në Komisionin Rregullator të Energjisë dhe do të përfshihet në Ligjin e ri për ndërtimin. Nga KRRE-ja, thonë se ata do të insistojnë, që investitorët të jenë të detyruar për një kusht të tillë, përpara se të marrin një leje ndërtimi.

Kjo masë ndërmerret që të mos ketë raste, si ndërtesat e vendosura afër ngrohtoreve në Shkup, që ndodhë të mos kyçen në sistemet e ngrohjes, pasi gjoja do të ngrohen me rrymë. Kjo është absolutisht e palogjikshme dhe ne si KRRE, në kompetencat tona do të kundërshtojmë këtë, se ky lloj i lëshimit të lejeve të ndërtimit, është përcaktuar tashmë në vendet e BE-së. Dhe nuk mund të bëjë secili atë që dëshiron, kur ka një mënyrë për tu ngrohur në atë ndërtesë – tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Shumica e ndërtesave të reja, megjithatë janë të lidhura me sistemin qendror të ngrohjes, por një pjesë e madhe e investitorëve në njësitë e banimit instalojnë vetëm pajisje për ngrohje me rrymë. Rregullatori beson se mjafton fakti, që vendi është i varur nga importi i energjisë elektrike, gazit natyror dhe importit të naftës, kështu që konsumi i tyre duhet të zvogëlohet dhe kështu edhe kostot e qytetarëve dhe shtetit. Ndryshe, Bislimovski apeloi te përdoruesit e sistemit të ngrohjes, nga kompania “BEG”, që të jenë të qetë, pasi këtë sezon ngrohjeje nuk do të ketë ndryshime në pronësi të sistemit të shpërndarjes së energjisë së nxehtësisë. Megjithëse kishte njoftime, se Qyteti i Shkupit do të merrte përsipër punën, një vendim i tillë nuk është marrë akoma. Rregullatori njoftoi që të gjitha informacionet do të rishikohen në dy deri në tre javët e ardhshme, dhe do të miratohet një qëndrim përfundimtar për procedurën e lëshimit të licencës për shpërndarjen e energjisë së nxehtësisë.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...