Tregtarët me derivate të naftës kanë kërkuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës në vend që 3,2 denarë, të kenë mbi 6 denarë marzhë për litër të shitur. Për shkak të kësaj kërkese, është e pasigurt nëse me ndërprerjen e metodologjisë së keqe për përllogaritjen e çmimit të derivateve të naftës, që skadon më 8 maj të këtij viti, do të paguajmë benzinë dhe dizel më të lirë. Nga Komisioni nuk deshën të tregojnë si do të ndikojë kjo kërkesë për rritjen e fitimit të kompanisë ndaj çmimit final që do ta paguajnë qytetarët.

Është e parakohshme të thuhet se kjo metodologji e re do të punojë në një koncept të ri dhe nuk do të llogarisë një çmim të prodhimit, por punën bazë që do ta merr parasysh është çmimi i naftës në tregjet e bursave botërore” – tha Marko Bislimovski kryetar i KRRE-së.

Metodologjia e dëmshme për llogaritjen e derivateve të naftës, e cila u miratua në vitin 1999 gjatë shitjes së Rafinerisë, Helenik Petroleumit, dhe nuk kishte mundësi të ndryshohej aspak, skadon në maj. Do të duhej që me mënyrën e re të llogaritjes së çmimeve, të hiqen parametrat për koston e transportit prej 27 dollarë për ton dhe prodhimi i bazuar në naftën më të shtrenjtë në botë të Brentit nga deti i Veriut..

Do të duhet të shtohen edhe shpenzime të caktuara siç janë premitë që do t’i kenë të gjithë tregtarët. Do të duhet të merret parasysh edhe transporti nga portet deri te hapësira magazinuese këtu në shtet. Më pas do të ketë shpenzim që do të përdoret për transport nga magazina deri te pompat e benzinës, dhe kuptohet do të kalkulohet ndonjë shpenzim për marzhë”-pohoi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Derisa Bislimovski nuk dëshiron të përgjigjet se sa do të kishte kushtuar çmimi i derivateve nëse në këtë moment zbatohet metodologjia e re, nga mesnata qytetarët do të vozisin me benzinë dhe dizel më të shtrenjtë. Eurosuper 95 është më i shtrenjtë për tre denarë dhe do të shitet për 71,5 denarë për një litër, derisa për 2,5 denarë rritet çmimi i Eurosuper 98 dhe do të shitet për 73 denarë për një litër. Dizeli shtrenjtohet për një denar e gjysmë, ndërsa çmimi i ri është 62,5 denarë.

E vetmja gjë që Bislimovski e tha shkurt është se në metodologjinë e re do të përfshihet edhe obligimi që kompanitë që i ruajnë rezervat shtetërore të naftës të marrin para për këtë shërbim.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...