Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka kërcënuar tregtarët e mëdhenj me derivate, se nëse të martën vendosin çmime të larta të naftës dhe benzinës, kjo do të reflektohet në metodologjinë e re. Metodologjia e vjetër për llogaritjen e çmimit të derivateve të naftës pushoi së zbatuari javën e kaluar, pas së cilës të gjithë tregtarët të martën vet do të publikojnë çmimet për shitjen e karburanteve. Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, thotë se është siguruar nga tregtarët më të mëdhenj, se nuk do të shkaktojnë shok çmimesh në treg.

Unë jam i sigurt se tregtarët nuk do të hyjnë në ndonjë aventurë me rritjen e çmimeve, por nëse e bëjnë, do ta marrim parasysh sjelljen e tyre kur të miratojmë metodologjinë e re, prandaj nuk pres që të ketë shok të panevojshëm të çmimeve”- theksoi Marko Bislimovski- Kryetar i Komisionit Rregullator Energjetik

Tregtarët do të kenë një hapësirë vakumi, për vetëm një javë që të vendosin çmimet e tyre, sepse sipas Metodologjisë së re, Rregullatori përsëri më 20 maj do ti publikojë çmimet e derivateve. Rregullatori tani një herë në javë do të përcaktojë çmimet e derivateve.

Në llogaritjen e çmimit do të merret parasysh çmimit e derivateve në bursat botërore, kursi i këmbimit të dollarit, kostoja e importimit të derivateve të naftës, si dhe kostoja e transportit nga depot deri në pompat e benzinës dhe marzha e llogaritur për tregtarët, në mënyrë që, siç thotë Bislimovski, të realizojnë një profit të arsyeshëm. Sipas metodologjisë së vjetër, shteti i ka paguar OKTA-s, 29 dollarë marzhë fitimi për një ton, megjithëse nuk ka prodhuar derivate. Sipas llogaritjeve të drejtorit të Makpetrol-it, situata e çmimeve të naftës në tregjet botërore sugjeron se të martën është e mundur të rritet çmimi i naftës për gjysmë denari dhe të ulet çmimi i benzinës për gjysmë denari. Metodologjia e re do të miratohet pasi Kuvendi t’i miratojë ndryshimet në Ligjin për Energjetikë për herë të dytë, i cili nuk hyri në fuqi, sepse mbeti pa nënshkrimin e presidentit në largim Gjorgje Ivanov.

Aleksandra Spasevska

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...