Çmimi i ri i rrymës do të vërtetohet të premten. Nga Komisioni rregullator nuk presin lëvizje të mëdha të çmimit, ndërsa nëse rryma do të jetë më e shtrenjtë apo jo nga muaji gusht, do të mësohet pas hapjes së ofertave në tenderin e shpallur nga furnizuesi universal me energji elektrike, apo kompania e sapoformuar “EVN Houm”.

Duke marrë parasysh se Komisioni Rregullator për Energjetikë tashmë nuk e përcakton çmimin për EMV-në (ish ELEM), ndërsa ndikimi mbi çmimin final nga ajo që do t’ua ofrojnë sot EVN-së është më i madh, arrin mbi 50 për qind, deri të premten do të jeni tërësisht të informuar për çmimet e reja të energjisë elektrike. Por, para së gjithash të shohim sot se si do të mbarojë ankandi të cilin e organizon furnizuesi i ri universal”, tha Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Në përputhje me rregullat e reja për furnizimin e rrymës që duhet t’i zbatojë furnizuesi universal, në ankandin Elektocentralet e Maqedonisë së Veriut (EMV) është e obliguar të ofrojë së paku 80 për qind të nevojave të EVN Houm. Por, nëse EMV-ja do të zgjidhet varet nga çmimi që do ta ofrojë në ankand.
Nga Komisioni Rregullator pohojnë se gjendja në EMV është e shkëlqyeshme, janë ulur dukshëm shpenzimet në minierat, ndërsa kjo për ta do të thotë se çmimi që do ta ofrojë kompania shtetërore energjetike nuk do të jetë mbi 39,6 euro për një megavat orë. Me një çmim të ofruar të tillë, faturat për amvisëri nuk do të rriten. Sipas Bislimovskit, ndikim në çmimin përfundimtar do të ketë edhe shpenzimi për blerje që e ka furnizuesi universal nga prodhuesit e autorizuar të energjisë elektrike.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...