Përllogaritja e re e çmimeve të karburantit do t’i ulë shpenzimet e qytetarëve, sigurojnë nga Komisionin Rregullator i Energjetikës. Metodologjia sipas të cilët për çdo shtatë ditë do të përllogariten çmimet e reja, do të jetë gati për dy ditë. Kjo do të thotë se nga e hëna e ardhshme, liberalizimi i përkohshëm i tregut të naftës dhe derivateve të naftës do të jetë e kaluar. Rregullatori thotë se kërkesat fillestare të tregtarëve të naftës për të fituar mbi gjashtë denarë për një litër të karburantit të shitur nuk janë pranuar. Ata do të marrin një çmim nën 4.8 denarë. Por, përveç kësaj marzhe, shitësit do të marrin para edhe për të mbuluar një pjesë të kostos së transportimit të naftës.

Nuk do të jetë as 4.9 as 4.8, ja do të jetë nën 4.8 marzha. Bëjmë analiza, nuk do të jenë shpenzimet e transportit 0.8 denarë. Realisht, sipas të gjitha informatave dhe njohurive tona , kemi rritje të shpenzimeve për punën e të gjitha kompanive të transportit dhe për këtë duhet të flasim hapur. Para së gjithash kanë edhe probleme serioze në gjetjen e fuqisë punëtore. “- theksoi Marko Bislimovski – kryetar i KRRE-së

Megjithatë, lëvizja e çmimeve të naftës në bursat botërore dhe kursi i këmbimit të dollarit kundrejt denarit mbeten elementi kryesor në formimin e çmimit final të shitjes me pakicë.

Të hënën e ardhshme do të sjellim çmime të reja – çmimet maksimale që do të jenë në përputhje me metodologjinë e re që do ta miratojmë këto dy ditë. E përsëris, përcaktojmë çmim maksimal dhe mbi këtë çmim nuk mund të dalë asnjë kompani, por mund të shkojnë nën këtë çmim dhe kjo është një hapësirë për konkurrencë. “- tha Marko Bislimovski – kryetar i KRRE-së

Çmimet e reja për derivatet që kompanitë i kanë përcaktuar për këtë javë do të ishin të ngjashme edhe nëse i përllogarite KRRE-ja sipas metodologjisë së re, thotë Bislimovski. Në lidhje me javën e kaluar, çmimet e benzinës gjatë natës shtrenjtoheshin për një denarë ndërsa dizeli për dy denarë.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...