Në vitet e fundit, çmimi i një fuçie nafte shkonte nga 40 dollarë në vitin 2015, deri në 70 dollarë në fillim të këtij viti, dhe çmimi për qytetarët që atëherë është rritur për më shumë se 15 denarë. Pjesa më e madhe, nga 60 në 70 për qind në formimin e çmimit, ka kursi i këmbimit të dollarit, pastaj çmimin e një fuçie në bursën e Londrës, që zë rreth 40 për qind.

Një Fuçi naftë 40 dollarë

Një dollarë ka kushtuar 57 denarë

Çmimi i shitjes në pakicë i karburantit dizel 46.5 denarë për litër

Një Fuçi naftë 62 dollarë

Një dollarë ka kushtuar 52 denarë

Çmimi i shitjes në pakicë i karburantit dizel 54 denarë për litër

Një Fuçi naftë 69,5 dollarë

Një dollarë ka kushtuar 50.6 denarë

Çmimi i shitjes në pakicë i karburantit dizel 60.5 denarë për litër

Një Fuçi naftë 63.7 dollarë

Një dollarë ka kushtuar 54.2 denarë

Çmimi i shitjes në pakicë i karburantit dizel 61 denarë për litër

Sipas metodologjisë që e aplikojmë ne, ekzistojnë dy elementë më të rëndësishëm. Është kursi i dollarit që është i vlefshëm në kohën kur e përcaktojmë çmimin, si dhe çmimi i një fuçie në bursën e Londrës. Për fat të keq, Maqedonia nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në këto zhvillime “. – u shpreh Marko Bislimovski – Kryetar i KRE-së

Në korrik të vitit të ardhshëm, skadon detyrimi ligjor për metodologjinë aktuale, me të cilën llogaritet çmimi i naftës dhe derivateve. Dy opsione janë në lojë, të bëhet një mënyrë krejtësisht e re e llogaritjes së çmimit të shitjes me pakicë, ose të liberalizohet tregu i naftës dhe derivateve në botë. Bislimovski paralajmëron se vendet në rajon që kanë treg të lirë të naftës kanë çmime edhe më të larta se ato në vend.

Unë jam mbështetës i opsionit të parë, të bëjmë një metodologji të re, në mënyrë që të japim një shans të shohim se si do të funksionojë tregu dhe pastaj të shkojmë hap pas hapi dhe të aplikojmë liberalizimin e tregut të derivateve të naftës me 100 për qind”. –tha Marko Bislimovski

 Si një nga opsionet për një zgjidhje afatgjatë, për derivate më të lira është sërish të vihet në funksion naftësjellësi Shkup-Selanik. Llogaritjet thonë se në këtë rast, dizeli do të ulet në mënyrë drastike, sepse sipas metodologjisë aktuale për transportin në cisternat e këtij karburanti, kalkulohet kostoja prej 27 dollarë për ton. Ndryshimi në metodën e llogaritjes së çmimeve të derivateve mbështetet nga dy kompanitë kryesore të shpërndarjes së naftës dhe produkteve të naftës në Maqedoni, domethënë Makpetrol dhe OKTA, të cilët besojnë se mënyra aktuale është e vjetruar dhe duhet të ndryshohet.

 

Ile Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me