Nga shtatori çmimi për kyçje në rrjetin e energjisë elektrike për objektet e reja ulet për 100 euro. Nga Komisioni Rregullator i energjetikës thanë së hartimi i çmimores së re është në fazën përfundimtare me të cilin shpenzimet për kyçje standarde në energjinë elektrike, do të ulet nga 500 në 400 euro. Ky vendim mund të ndikojë edhe në çmimin e banesave, pasi sipas KRRE-së në këtë mënyrë do uleshin edhe shpenzimet e investitorëve në biznesin e ndërtimit të ndërtesave.

E rritim edhe rrethin e kyçjeve standarde me qëllim që të ketë sa më shumë qytetarë që gjatë kyçjeve të shtëpive të tyre do mund t’i ulin shpenzimet për kyçje në rrjet. Presim që kjo ulje të ndikojë edhe tek investitorët që ndërtojnë ndërtesa në vend, pasi realisht, do t’u ulen shpenzimet për 100 euro për banesë dhe kjo duhet të reflektohet edhe në çmimet e banesave-deklaroi Marko Bislimovski, kryetarë i KRE-së.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...