Kosova feston sot 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më poshtë vijon një kronologji e historisë së pavarësisë së Kosovës:

 Shkatërrimi i Jugosllavisë 

  • Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova integrohet në Federatën Jugosllave të liderit komunistit, Josip Broz Tito.
  • Në vitin 1974 ajo u bë një “krahinë autonome” e Serbisë, një anëtare e Federatës së Jugosllavisë.
  • Në vitin 1989, ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç e reduktoi ndjeshëm autonominë e saj, duke krijuar një represion të dhunshëm. Në vitin 1990, liderët shqiptarë shpallën pavarësinë e Kosovës, të refuzuar nga qeveria serbe. Ibrahim Rugova, “babai i kombit”, krijoi një administrim paralel.
  • Luftrat e Kroacisë (1991-95) dhe Bosnjes (1992-95) nxitën procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë.

Mbrojtja ndërkombëtare 

  • Mes viteve 1998 dhe 1999, lufta e Kosovës shkaktoi më shumë se 13,000 viktima, duke përfshirë 11,000 kosovarë dhe 2,000 serbë. Pothuajse një milion refugjatë shkojnë në Shqipëri dhe Maqedoni.
  • Pas masakrës së Reçakut, NATO ndërhyn në Kosovë me një fushatë bombardimi 78-ditore, që synonte objektivat ushtarake serbe. Forcat serbe tërhiqen nga Kosova më 10 qershor 1999. OKB dhe NATO e vënë atë nën mbrojtje.

Pavarësia 

  • Më 17 shkurt 2008, Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë, e njohur menjëherë nga SHBA dhe shumë vende europiane. Nga ana tjetër, Serbia, Rusia dhe vende të tjera si Spanja, e konsiderojnë atë si një precedent shqetësues për rajonet e tyre.
  • Në vitin 2009 Kosova bëhet anëtare e FMN-së dhe e Bankës Botërore.
  • Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konsideron pavarësinë e saj në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
  • Serbia ende nuk e njeh, por nga viti 2011 merr pjesë në diskutime nën patronazhin e Brukselit, ndërkohë që Prishtina dhe Beogradi duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Loading...

Shpërndaj me

Loading...