Kroacia është në finale pas një tjetër 120 minutëshi të luajtur në stadiumin “Luzhniki” në Moskë. Anglia do të kthehet në shtëpi pa trofeun dhe kombëtarja ballkanase do të luftojnë për Kupën e Botës me Francën. Anglia bëri një nisje të përsosur duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 5’ me Tripie. Mbrojtësi i djathtë anglez lëshon një goditje fantastike nga encja duke realizuar një gol ëndrrash në gjysmëfinale. Kroacia nuk reagon ndaj Anglisë që merr zemër dhe mund të kishte dyfishuar rezultatin me anë të Harry Kejn apo Xhesi Lingard. Prapavija angleze është e kujdesshme dhe e pakalueshme gjatë pjesës së parë, por pas pushimit situata ndryshon në mënyrë të pakuptimtë. Ishullorët duken konfuzë dhe bëjnë shumë gabime në pozicionim dhe pasime, si pasojë ndëshkohen nga Ivan Perishië në minutën e 68’ pas krosit të Vrsaljko. Kroacia merr frenat e lojës në dorë pas golit që i ka falur eufori. Rastet vazhdojnë një pas një dhe vetëm fati shpëton portën e Pikford. Southgejt u mundua të reagojë por nuk ia arrin megjithëse fut Rashford në fushë. Situata nuk ndryshon dhe si pasojë Kroacia do të luajë minutat shtesë për të tretën herë radhazi. Minutat shtesë flisnin përsëri vetëm kroatët të cilët nuk dihet se ku i gjenin bateritë për të vazhduar pa pushim. Aksionet më të rrezikshme ishin të ballkanasve dhe pas disa rasteve të mira, Mario Manxhukiç shënon gol në minutën e 109’ pas pasimit të Perisic. Më 15 korrik do të shijojmë finalen e madhe në mes Francës dhe Kroacisë, ndërsa një ditë më parë, Anglia do të luftojë me Belgjikën për vendin e tretë.

Shpërndaj me